Projekti i UBT-së për parandalimin e dëmeve të shkaktuara në mjedis shpallet fitues nga MAShTI

07/10/2023

Pas publikimit të rezultateve nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për projektet grand shkencore, projekti “Largimi i ndotësve nga sinteza e karbonit të aktivizuar nga biomaterialet e mbeturinave bujqësore dhe procesi i absorbimit nga ujërat e zeza” i hartuar nga UBT është shpallur si projekt fitues.

Ky projekt është hartuar nga Prof. Ass. Dr. Cengiz Çesko dhe ekipi i tij, përmes së cilit synohet parandalimi i dëmeve të shkaktuara në mjedis nga mbetjet dhe ujërat e ndotura në natyrë duke aplikuar teknikën e filtrimit.

Qëllimi i këtij projekti është të karakterizojë karbonin aktiv të sintetizuar nga mbetjet bujqësore të biomaterialeve të  gërdhoja e  specit dhe të pastrojë ujërat e zeza duke larguar ndotësit (mbetje pesticidesh, farmakutale dhe detergjente), përmes procesit të absorbimit.

Objektivat kryesore të projektit janë: Karakterizimi i karbonit aktiv të prodhuar nga mbetjet bujqësore të biomaterialeve të  gërdhoja e rrushit. Pastroja e ujërave të zeza duke larguar ndotësit si mbetjet pesticidesh, farmakutale dhe detergjente përmes absorbimit. Krijimi i një hapësire alternative ndaj ekonomisë tradicionale dhe promovimi i qëndrueshmërisë.