Projekti i studentëve të UBT-së përfshihet në katalogun vjetor “Mies va nder Rohe” në Barcelonë

26/12/2018

Adonis Rexhepi, Blerim Bajraliu dhe Leart Miftari janë studentë të Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, që cilët kanë punuar projektin “The Site Theatre”, projekt që muaj më parë ishte nominuar për çmimin Young Talent Architecture Award (YTAA), në Portugali.

 

Mirëpo, falë cilësisë së punimit dhe dizajnit unik, për të parën herë një projekt i punuar nga të rinj kosovarë do të përfshihet edhe në katalogun vjetor të cilin e nxjerr Fondacioni “Mies va nder Rohe” në Barcelonë,

Projekti është punuar për temë të diplomës nën mentorimin e profesorit në UBT, Arbër Sadiki, ku studentët kanë dizajnuar Kalanë Baleal që synon të krijojë një destinacion të ri kulturor dhe të sigurojë vende për shfaqjet në ajër të pastër. Teksa, qëllimi kryesor i këtij projekti është lidhja e tokës me qiellin dhe detin.