Projekti i studentes Vildane Maliqi, përkrahet nga Qeveria e Austrisë dhe programi OEAD

26/03/2019

Në mesin e shumë studentëve nga e mbarë bota, Qeveria e Austrisë dhe programi ndërkombëtar OEAD, kanë shpërblyer me bursë studenten e UBT-së, Vildane Maliqi, me projektin e saj hulumtues me temë: “Urban Planning in Vienna, good practices. Adaption of landscape architecture laws and articles in Kosovo”.

 

Hulumtimi në fjalë ka të bëj me praktikat më të mira urbane në shtetin austriak, si dhe adaptimin e ligjeve arkitekturore në shtetin e Kosovës. Ky hulumtim do të jetë krahasues, teksa të gjeturat në terren mund të përdoren në planifikimin urban në vend.

 

Projekti në fjalë do të mbështetet në çdo aspekt nga institucionet e urbanizmit në Vjenë, ku ata i kanë ofruar studentes infrastrukturë dhe mundësi për qasje në informata dhe bibliotekat e Austrisë.

 

Vildanja është një nga qindra të rinj kosovarë, ku përmes marrëveshjeve të bashkëpunimit që UBT ka me mbi 300 universitete partnere në botë, ka realizuar ëndrrën e saj për të studiuar në shtete të ndryshme evropiane.