Programi i Shkencave Politike në UBT, fakultet që ju siguron diplomë të dyfishtë dhe të njohur ndërkombëtarisht

13/08/2019

Ekspertizat dhe përvojat profesionale në këtë program japim profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, që njëherësh janë edhe zyrtarë institucionesh ose kanë përvojat shume vjeçare në organet politikbërëse në vend dhe jo vetëm. Ata janë pjesë e një procesi mësimor në përputhje me standardet bashkëkohore dhe shërbejnë si burim i rëndësishëm i njohurive teorike dhe praktike për studentët përgjatë mësimnxënies. Por, sigurisht që edhe profesorët e Shkencave Politike në UBT, janë të kualifikuar me grada shkencore të mbrojtura në universitetet më me renome ndërkombëtare

 

Fakulteti i Shkencave Politike në UBT është themeluar qe shtatë vite duke u mbështetur para së gjithash në nevojat praktike dhe ideologjike të shtetit të ri të Kosovës, interesat e shtuar të të rinjve të vendit për shkenca politike, si dhe ambicien e themeluesve dhe drejtuesve të UBT-së për t’i ofruar vendit mundësi për studime cilësore në këtë fushë.

Që prej vitit akademik 2013/2014, kur filloi studimet gjenerata e parë e studentëve, interesimi i të rinjve për këtë fakultet është rritur krahas rritjes së profesorëve. Ekspertizat dhe përvojat profesionale në këtë program japim profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, që njëherësh janë edhe zyrtarë institucionesh ose kanë përvojat shume vjeçare në organet politikbërëse në vend dhe jo vetëm. Ata janë pjesë e një procesi mësimor në përputhje me standardet bashkëkohore dhe shërbejnë si burim i rëndësishëm i njohurive teorike dhe praktike për studentët përgjatë mësimnxënies. Por, sigurisht që edhe profesorët e Shkencave Politike në UBT, janë të kualifikuar me grada shkencore të mbrojtura në universitetet më me renome ndërkombëtare.

Krahasuar me fakultete të tjerë të ngjashëm të Kosovës, por edhe të rajonit, Fakulteti i Shkencave Politike të UBT-së ka veçoritë e veta që mund të shërbejnë për ta shquar atë prej të fakulteteve të tjerë të ngjashëm.

Para së gjithave, ky fakultet është pjesë përbërëse e një institucioni si UBT i cili është vlerësuar me pesë yje të ekselencës nga ekspertë ndërkombëtarë të fushës përkatëse.

 

Së dyti, janë standardet e larta cilësore të mësimdhënies ata që e shquajnë si këtë program ashtu edhe të gjithë fakultetet e tjerë të UBT-së. Në Fakultetin e Shkencave Politike, mësimi teorik është i ndërthurur ngushtë me studimin vetjak, diskutimet teorike, mësimin praktik, pjesëmarrjen në projekte dhe studime të ndryshëm, pjesëmarrjen në konferenca shkencore, vizita studimore etj.

Së treti, nëpërmjet themelimit të dy veprimtarive të përvitshme si Konferenca Shkencore Ndërkombëtare që mbahet në muajin tetor dhe Shkolla Verore në fillim të korrikut, si profesorëve edhe studentëve u janë krijuar kushtet më të mira për të qenë të pranishëm dhe pjesëmarrës në veprimtaritë shkencore të fushave politike të studimeve. Këto veprimtari shërbejnë edhe ndërlidhëse me veprimtarinë akademike ndërkombëtare, me nevojat e shtetndërtimit të Kosovës dhe me nevojat e integrimeve euroatlantike të saj.

Së katërti, Fakulteti i Shkencave Politike shquhet për organizimin e shpeshtë dhe të rregullt të veprimtarive të ndryshme me të ftuar zyrtarë të ndryshëm të institucioneve politike dhe diplomatike vendas dhe të huaj. Këto veprimtari ju japin studentëve njohuri shtesë nga zhvillimet në fushën e politikës dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare. Pikërisht për këtë synim është krijuar dhe vepron Forumi i Shkencave Politike ku organizon thuajse për çdo javë aktivitete të tilla folës dhe të ftuar, ku ndajnë me studentët përvojat e tyre të punës nëpërmjet ligjërimeve mbi tema të veçanta dhe diskutimeve të shoqëruara me pyetje dhe përgjigje. Në mënyrë të veçantë Forumi mundëson edhe krijimin e lidhjeve ndërmjet studentëve dhe të ftuarve të veprimtarive nëpërmjet të cilave studentët informohen, shfaqin interesat e tyre për probleme të ndryshme, apo për punësimin e tyre.

Së pesti, ky fakulteti ofron mundësi të shumta dhe mbështet vizitat studimore të shpeshta të studentëve në institucionet më të rëndësishëm të vendit si Kuvendi i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtës, etj. Po ashtu, studentëve u mundësohet që të bëjnë vizita studimore edhe në vendet e rajonit ku vizitojnë institucione të rëndësishëm të shtetit.

Së gjashti, Fakulteti i Shkencave Politike shquhet edhe për një marrëdhënie bashkëpunuese shumë të veçantë profesor-student ku shprehet në veprimtari shkencore të përbashkëta, në studimet e veçanta që ata ndërmarrin, në punimet shkencore të vetë studentëve, në artikujt shkencorë të përbashkëta, në sondazhe të opinionit publik për çështje të ndryshme, etj.

 

Fakulteti i Shkencave Politike ka tri specializime të veçanta të nivelit bachelor të cilat janë: “Marrëdhëniet Ndërkombëtare”, “Administrimi Publik” dhe “Integrimet Evropiane”.

Mbështetur në marrëveshjet përkatëse të UBT-së, studentët e këtij Fakulteti kanë mundësi që të kryejnë një apo më tepër semestër procesit mësimor në universitete të tjerë jashtë vendit, si p.sh. në Varshavë, Vjenë, Salzburg, Lubjanë, etj., ndërsa studentët që i kanë përfunduar studimet themelore kanë mundësi të kryejnë studime master në Kosovë dhe në vende të tjera të rajonit ose të Evropës, kjo falë programit Erasmus+ të BE-së.

Vitin shkollor 2018/19, në UBT studentët janë duke vijuar studimet në specializimin “Administrim Publik”, në nivelin master, ndërkaq së shpejti, pritet të akreditohen edhe dy specializimet: “Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Diplomaci” dhe “Studime të Sigurisë Ndërkombëtare”.

 

Arsyet se përse studentët duhet të studiojnë në Fakultetin e Shkencave Politike janë përgjithësisht të dy llojeve.

E para, është arsyeja e përgjithshme se shkencat politike po bëhen gjithnjë dhe më të larmishme dhe të specializuara dhe roli i tyre po rritet përherë dhe më shumë në botën e stome kaq shumë të ndërvarur. Shkencat politike si pjesë e pandarë e shkencave shoqërore, janë një fushë e dijes dhe e studimeve dhe një profesion ku pafundësia e dijes, ndoshta, ndjehet më shumë dhe më shpejt se në fushat e tjera të studimeve dhe profesionet e tjerë. Prandaj në këtë fushë, përpjekja për të studiuar duhet t’i përngjajë përpjekjes për të kapur diçka që është e pafundme, çka mund të arrihet duke lexuar dhe u përpjekur sa më shumë në fushën e të menduarit dhe të të arsyetuarit. Çelësi i suksesit në shkencat politike është dija sa më e gjerë. Dhe natyrisht, gjithnjë do të ketë njerëz të interesuar dhe para së gjithave të rinj të interesuar për këto fusha.

 

Tri arsyet e tjera janë të veçanta të lidhura me Fakultetin e Shkencave Politike të UBT-së.

E dyta, me punë dhe përpjekje 18 vjeçare është themeluar Fakultet i Shkencave Politike me mësimdhënie shumë cilësore dhe ku të gjithë profesorët janë me grada shkencore dhe plotë ambicie për t’u kualifikuar më tej si mësimdhënës dhe shkencëtarë. Kjo përbën një mundësi të mrekullueshme për studentët.

E treta, mundësitë e studentëve që përfundojnë këtë Fakultet për punësim janë shumë të mira, në Kosovë, në rajon, apo jashtë rajonit, në Evropë dhe në botë. Shkencat politike nuk janë vetëm një fushë studimi, por edhe veprimtari e gjallë shoqërore. Kjo është një arsye madhore që krahas studimit i nxit studentët që të mendojnë edhe për realitetin shoqëror dhe politik që i rrethon duke u përpjekur që të ndikojnë mbi të në dobi të më të mirës për të gjithë vendin, Kosovën.

E katërta, Fakulteti i Shkencave Politike në UBT, ofron mundësi të gjera për studime bachelor dhe master në universitete njohura jashtë vendit. E numri i studentëve që prej UBT-së vijojnë studimet jashtë vendit, nga viti në vit rritet.

 

Por, edhe një numër i madh i tyre punësohen në institucione të shtetit, ose për ta është tregohet interes pir t’i punësuar që në vitet e para të studimeve.