Professional Academy, në kuadër të “Global UBT FEST 2020”

09/07/2020

Është duke u mbajtur Akademia Profesionale fal platformës virtuale që UBT ka krijuar për studentët, në mënyrë që mësimi online të zhvillohet edhe më lehtë. Aty po diskutohen tema të ndryshme nga fusha e teknologjisë kompjuterike dhe më gjerë. Studentët po përfitojnë nga mundësia që për së afërmi, përmes komunikimit virtual të marrin njohuri dhe përvoja nga ekspertë dhe profesionistë të kësaj fushe.

 

Profesorë elitarë, të zgjedhur nga UBT, enkas për festivalin “Global UBT FEST 2020”, po ligjërojnë tema të ndryshme dhe po diskutojnë rreth problemeve që pjesëmarrësit dhe studentët mund të hasin. Ata kanë shansin që për së afërmi me anë të platformës virtuale, t’i shohin shembujt konkret, lidhur me temat e paketës së Microsoft Office, duke përfshirë edhe pjesën e analizës së të dhënave.

 

Professional Academy, ka filluar me 8 korrik dhe do të zgjasë deri me 7 gusht 2020, ku në ditën përmbyllëse do të diskutohet për menaxhimin e burimeve njerëzore.