Profesori nga Portugalia, Jorge Isidoro mbajti ligjëratë për studentët e FIN-it
23/05/2019Profesori nga Universiteti Algarve, në Portugali, Jorge Isidoro, për studentët e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, ka mbajtur ligjëratë tematike më temë “Hidrologjia Urbane, përmbytjet dhe vërshimet në zona urbane”.
Gjatë kësaj ligjërate ai sqaroi rolin dhe rëndësinë e hidrologjisë dhe modeleve hidrologjike për
parashikimin dhe evitimin e vërshimeve dhe përmbytjeve.
Profesori Isidoro përmendi aspektet e modelimit hidrologjik për mbrojtjen e zonave urbane dhe çështjet tjera të rëndësishme që duhet konsideruar në fazën e planifikimit dhe ndërtimit në zona urban.
Kjo ligjëratë u mbajt me qëllim të zhvillimit, avancimit dhe ngritjes së cilësisë së studimeve dhe njohurive për studentet e nivelit master.