Profesori në UBT, Visar Krelani doktoron në Politeknikun e Milanos

24/07/2015

Dr.Visar Krelani, mësimdhënës në UBT, ka mbrojtur temën dhe ka marrë titullin doktor shkence, në Politeknikun e Milanos.

 

Ai ka doktoruar në temën “Aftësia vetëshëruese e kompoziteve të çimentos” (“Self-Healing Capacity of Cementitious Composites”), e cila është realizuar falë një bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet Politeknikut të Milanos në Itali dhe Universitetit Federal të Rio de Janeiros në Brazil.

 

Politekniku i Milanos, një institucion me renome të lartë në botë, këtë vit është konfirmuar në vendin e 13-të në botë në drejtimin e Inxhinierisë së Ndërtimit, ku ka doktoruar Dr.Krelani.

 

Kërkimet e realizuara gjatë doktorimit ai i ka paraqitur në disa konferenca, si në SHBA, në Kanada, në Belgjikë, në Brazil, në Itali etj. Gjithashtu, ai do të vazhdojë edhe më tutje kërkimet në këtë fushë.

 

Dr.Visar Krelani është profesor i rregullt në Departamentin e Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT. Semestrin e kaluar ai ka ligjëruar lëndën Materialet në Arkitekturë në Departamentin e Arkitekturës.