
Profesori Lothar Hoffman vazhdon ligjërimin për pjesëmarrësit e ANV-së
19/07/2018Pjesëmarrësit e Akademisë Ndërkombëtare Verore të Juridikut dhe të Sistemeve të Informacionit, janë bërë bashkë për të ndjekur ligjëratat e rregullta të profesorit nga Universiteti i Vjenës, Lothar Hoffman.
Profesori Hoffman ka ligjëruar për temën “Çështjen e mbrojtjes së të dhënave si pasojë e Rregullores së re”, temë kjo që tash e dy ditë po trajtohet në këndvështrime të ndryshme. Konkretisht, tema u fokusua në procesimin e kategorive speciale të të dhënave personave.
ANV-ja e Juridikut nesër do ta shënojë ditën e fundit të aktivitetit për këtë edicion, me një rast simulimi të punës së gjykatës, mirëpo paraprakisht do të mbahet ligjërata e dekanes së Fakultetit Juridik në UBT, prof. dr Jorida Xhafa.