Profesori i UBT-së, Petrit Ahmeti vizitoi Hellenic Passive House Institute (HPHI) në Athinë

27/02/2024

Profesori i UBT-së, Dr. Sc. Petrit Ahmeti me ftesë nga Hellenic Passive House Institute (HPHI), qëndroi për vizitë disa ditore në Athinë.

Qëllimi i kësaj vizite ishte të përforcohej bashkëpunimi mes HPHI dhe zhvillimeve në lidhje me Efikasitetin e Energjisë në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, Dr. Sc. Petrit Ahmeti pati mundësinë të njihej më nga afër me arritjet e fundit të standardit Passive House në Greqi, të zhvilluara nga HPHI, si në fushën e ndërtimit ashtu edhe në fushën e trajnimeve dhe përgatitjes së profesionistëve në fushën e efikasitetit të energjisë.

Pjesëmarrja në konferencën Interreg NEXT “Mediterranean Sea Basin”, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, kontribuoi në krijimin e kontakteve të reja dhe mundësive për përfshirjen e Kosovës në projektet e ardhshme të fondeve të Bashkimit Evropian në fushën e efikasitetit të energjisë në ndërtesa.

Gjatë takimeve dhe vizitave të shumta, përfaqësuesit e HPHI shprehën gatishmërinë e tyre për të mbështetur dhe ndihmuar, përmes ekspertizës së tyre, çdo nismë dhe projekt që lidhet me standardin Passive House dhe efikasitetin e energjisë në ndërtesa në Kosovë.

Në fund, u dakordua që bashkëpunimi të vazhdojë, duke konkretizuar hapat e mëtejshëm drejt projekteve të ardhshme, në mes të dy vendeve.