Profesori i UBT-së, Pajazit Hajzeri në bashkëpunim me OJQ Mundësia, sollën përjetësinë dhe kënaqësinë e lojërave popullore në Kullën e Isa Boletinit

27/02/2024

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, Kulla e Isa Boletinit u mbush me energji dhe traditë gjatë performimeve të lojërave popullore dhe tradicionale. Në këtë ngjarje, e cila ishte e përfshirë në projektin “Funksionalizimi i kompleksit memorial Isa Boletini”, dhe mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rininë dhe Sport, si protagonist kryesor ishte profesori i UBT-së, Pajazit Hajzeri.

Profesori Hajzeri solli përjetësinë dhe kënaqësinë e lojërave popullore në këtë ambient historik. Ky aktivitet shërbeu si një modalitet i veçantë për të lidhur brezat, duke prezantuar trashëgiminë kulturore dhe shpirtërore të këtij vendi në një mënyrë të ekuilibruar dhe argëtuese.

Projekti është implementuar nga OJQ Mundësia në bashkëpunim me QRTK Mitrovicë, dhe ka synuar, jo vetëm të promovojë trashëgiminë kulturore, por gjithashtu të sjellë një frymë të re dhe më aktive.

Video e realizuar nga OJQ Mundësia