Profesori i UBT-së, Labinot Greiçevci, promovon librin: “The EU as a State-builder in International Affairs: The Case of Kosovo”
19/01/2022Të mërkurën, më 19 janar 2022, duke filluar nga ora 18:00, profesori i Fakultetit Shkenca Politike në UBT, Labinot Greiçevci, do të bëjë promovimin e librit: “The EU as a State-builder in International Affairs: The Case of Kosovo”.
Libri i profesorit Greiçevci, paraqet një analizë sistematike, të thelluar dhe krahasuese të rolit të Bashkimit Evropian në procesin e shtetndërtimit ndërkombëtar, duke qenë kështu një nga librat e parë gjithëpërfshirës në nivel ndërkombëtar.
Profesori Greiçevci, në librin e tij “The EU as a State-builder in International Affairs: The Case of Kosovo”, ka shqyrtuar rastin e Kosovës si dhe rolin e BE-së në lindjen e një shteti në krahasim me akterët e tjerë ndërkombëtar, nga viti 1999 deri në vitin 2008.
Ky libër i profesorit të UBT-së, është me interes kyç për studiuesit dhe studentët e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, politikës evropiane, studimeve për paqen dhe konfliktet, Ballkanin Perëndimor, shtetndërtimin, organizatat ndërkombëtare dhe më gjerësisht për marrëdhëniet ndërkombëtare.
Linku për regjistrim për të ndjekur promovimin e librit: Promovimi i librit