Profesori i UBT-së, Ismet Babaj, qëndroi për vizitë në Bolu Abant Izzet Baysal University, në Turqi

17/05/2022

Profesori i Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Ismet Babaj, ka qëndruar për vizitë në Fakultetin e Bujqësisë, në departamentin e Hortikulturës, në Bolu Abant Izzet Baysal University, në Turqi.

 

Kjo vizitë e profesorit Babaj, është realizuar në kuadër të marrëveshjes për shkëmbim të stafit përmes programit Erasmus+ Staff Teaching Mobility, e ku profesori i UBT-së, ka ligjëruar për studentët e këtij universiteti.

 

Profesori i Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, Ismet Babaj, ndau njohuritë e tij rreth prodhimit të fidanëve të perimeve, kultivimit të perimeve në mjedise të mbrojtura, teknologjisë së kultivimit të perimeve solanore dhe bostanore, si dhe për agrokulturën në Kosovë dhe mundësitë që ofron UBT për potencialin zhvillimor.

 

Kjo vizitë e profesorit Ismet Babaj në Bolu Abant Izzet Baysal University, të Turqisë, e cila u zhvillua në kuadër të programit Erasmus+, është realizuar me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave të profesorit të UBT-së dhe profesorëve nga universiteti turk.