Profesori i UBT-së, Hysen Ahmeti ligjëroi për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës
28/05/2019Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Universitetit Politeknik të Tiranës, profesori në Fakultetin e Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, Hysen Ahmeti ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës. “Aplikimi i programeve softuerike në gjeoteknikën inxhinierike” ishte tema e ligjëruar nga profesori Ahmeti, gjatë të cilës i pranishëm në ligjëratë ishte edhe dekani i Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, prof. dr. Neritan Shkodrani me bashkëpunëtorë nga fusha përkatëse.
Qëllimi dhe rëndësia e kësaj ligjërate ishte aplikimi i programeve softuerike në zgjidhjen e problemeve në fushën e gjeoteknikes, duke bërë një korrelacion të programeve: Surfer16, Strater5, Autocad 3D civil 2017 dhe Geo5 , teksa përpos anës teorike, prezantimi është bërë edhe nga ana praktike, përkatësisht është bërë ilustrimi i programeve me një shembull konkret, duke aplikuar Eurocodet (EC-7, EC-8) për zgjidhjen e problemeve inxhinierike me faktorin e sigurisë së lejuar sipas standardeve gjeoteknike