Profesori i UBT-së dr. sc. Petrit Ahmeti, i certifikuari i parë në Kosovë si Projektues i Certifikuar për Shtëpitë Pasive
18/03/2021Në kuadër të një trajnimi të veçantë dhe intensiv për standardin e ndërtimit të cilësisë së lartë dhe efiçiencës së energjisë Passive House, të mbajtur nga ekspertët e certifikuar nga Instituti Passive House, dr sc. Petrit Ahmeti, profesor i UBT-së, arriti të marr vlerësim pozitiv në ekzaminim nga ky institut i nivelit ndërkombëtar duke u certifikuar si Certified Passive House Designer/Consultant.
Përmes këtij certifikimi, dr sc. Petrit Ahmeti u bë pjesë e databazës ndërkombëtare të Certified Passive House Designer/Consultant, si projektuesi i parë i këtij niveli në Kosovë dhe duke futur Kosovën në databazë ndërkombëtare, pjesë e së cilës janë mbi 80 shtete, duke përfshirë ShBA-të, Gjermaninë, Kinën, Kanadanë, Britaninë e Madhe, Zvicrën, Emiratet e Bashkuara etj.
Njëherësh, dr. sc. Petrit Ahmeti tashmë është edhe anëtar i International Passive House Associacion.