Profesori i UBT-së, Demokrat Nuha mori pjesë në takimin shkencor të organizuar nga European Cooperation in Science and Technology (COST)

05/07/2024

Profesori i Fakultetit të Biokimisë Mjekësore, Demokrat Nuha, mori pjesë si një nga prezantuesit në takimin shkencor të organizuar nga European Cooperation in Science and Technology (COST) e cila është mbajtur me 4 korrik 2024 në Bruksel.

Profesori Nuha prezantoi punën e tij të fundit shkencore, e cila ka bërë përparime të rëndësishme në fushën e Kimisë Mjekësore. Hulumtimi i tij është përqendruar në sintetizimin e substancave të reja kimike, të cilat kanë potencial për aplikim në trajtimin e sëmundjeve neurodegjenerative.

Prezantimi i tij u përfshin metodat e reja laboratorike që përdoren për krijimin e këtyre substancave dhe potencialin e tyre për të adresuar disa nga çështjet më të ndërlikuara të këtyre sëmundjeve.

Ky takim në Bruksel jo vetëm që ofroi një mundësi të shkëlqyer për ndarjen e njohurive dhe përvojave, por gjithashtu forcoi lidhjet ndërmjet shkencëtarëve nga vende të ndryshme, duke nxitur bashkëpunimet e ardhshme dhe inovacionet në shkencë dhe mjekësi.