Profesori i UBT-së, Blerton Abazi mori pjesë në konferencën “Sfidat e Sigurisë së Informacionit në Realitetin TIK”
25/11/2022Profesori i Fakultetit Sistemet e Informacionit në UBT, Blerton Abazi me ftesë të Institucioneve të Sigurisë mori pjesë në konferencën: “Sfidat e Sigurisë së Informacionit në Realitetin TIK”, një ngjarje e organizuar nga autoritetet e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Në këtë konferencë në kuadër të një paneli të diskutimit, profesori Blerton Abazi prezantoi temën: “Krijimi i Ekosistemit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike”, duke vënë në theks të veçantë krijimin e këtij ekosistemi përmes partneritetit publiko-privat.
Ndër të tjera, profesori Abazi foli rreth përballjes së sektorit publik me mungesën e besimit dhe stabilitetit në mjediset e teknologjisë informative për shkak të mungesës së mesazheve efektive të sigurisë kibernetike, si dhe nevojës për kontributin e mekanizmave institucionalë drejt transformimit digjital.
![](https://ubtnews.com/file/2022/11/316158898_10160259771548890_1909386019451027313_n.jpg)
![](https://ubtnews.com/file/2022/11/316537701_10160259791188890_3702255451641288959_n-1536x1152-1.jpg)