Profesori i UBT-së, Bahri Gashi mori pjesë në konferencën CYBER ZERO – The Premier Cybersecurity Conference & Expo in Western Balkans

07/03/2024

Profesori i UBT-së, Bahri Gashi mori pjesë në konferencën e 8-të ndërkombëtare CYBER ZERO – The Premier Cybersecurity Conference & Expo in Western Balkans, në kuadër të panelit me temë: “Sigurimi Infrastrukturës Kritike të Kosovës për Përpunuesit e të Dhënave”.

Profesor Gashi në këtë panel ndau disa pikëpamje të sfondin akademik në kontekstin strategjik, lidhur me trajtimin kritik në atë se çka e karakterizoj temën e këtij paneli për nga rëndësia e ofrimit të ekspertizave dhe resurseve të strategjive që ofron shteti i Kosovës.

Specifikisht u dhanë disa përgjigje mbi kompleksitetin e pasigurisë së infrastrukturës kritike në sigurinë kombëtare, duke e parë si nevojë të kohës, fuqizimin e një ekosistemi strukturor të sigurisë së infrastrukturës kritike në sigurinë kombëtare.

Përgjatë këtij paneli u diskutua nevoja e zbatimit sa më të efektshëm të standardizimit në infrastrukturë ligjore ekzistuese mbi sigurinë kibernetike dhe infrastrukturën kritike, si dhe rritja e kapaciteteve mbrojtëse, sipas konceptit të ri të direktivës së BE-së  2022/ 2557 mbi qëndrueshmërisë e entiteteve kritike dhe direktivën NIS 2 të BE-së 2022/ 2555 mbi Sigurinë Kibernetike, si koncept gjithëpërfshirës, që kërkon vëmendje të shtuar të ekspertizave, përfshi diskutimin e këtij paneli mbi rëndësinë e Përpunueseve të të Dhënave për Sigurinë e Kibernetike në Infrastrukturën Kritike.