Profesori i UBT-së, Arsim Gërxhaliu merr pjesë në Konferencën e XXII – e AMFE – (Federata e Mjekëve Shqiptar në Evropë), në Pragë

22/04/2024

Profesori i UBT-së, njëherit Kryetari i Bordit të Institutit të Forenzikës në UBT, Arsim Gerxhaliu, ka marr pjesë në Konferencën e XXII – e AMFE – (Federata e Mjekëve Shqiptar në Evropë), në Pragë.

Profesori Gerxhaliu ka patur mundësinë të ndajë përvojën e tij me kolegët dhe profesionistët e tjerë nga e gjithë bota në lidhje me metodologjitë, teknikat dhe zhvillimet më të fundit në fushën e forenzikës.

Pjesëmarrja e tij në këtë konferencë është gjithashtu një shenjë e angazhimit të tij në promovimin e dijes dhe praktikave të avancuara në mjekësinë ligjore, duke kontribuar në zhvillimin e kësaj fushe dhe në rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë drejtim.