
Profesori i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Sokol Xhafa ligjëroi në trajnimin e mundësuar nga granti SHUKALB të marrë nga RCDN
30/05/2024Profesori i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, Sokol Xhafa, ligjëroi në trajnimin “Projektet për investime në infrastrukturën kapitale në sektorin e ujësjellësit dhe kanalizimeve”, i cili u mundësua përmes grantit SHUKALB të marrë nga RCDN.
Sesioni i trajnimit synoi menaxhmentin e mesëm në kompanitë në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë drejtuesit e sektorëve/njësive përkatëse dhe stafin teknik, ligjor dhe financiar.
Pjesëmarrësit u angazhuan në një program intensiv të krijuar për të rritur aftësitë dhe njohuritë e tyre në menaxhimin e projekteve kapitale të investimeve në infrastrukturë.