Profesori Halizak i Universitetit të Varshavës, ligjëron për studentët e UBT-së

27/03/2017

Profesori i Universitetit të Varshavës, në Poloni,  dr Marian Edward Halizak ka vizituar UBT-në, me ç’rast mbajti edhe dy ligjërata të ndara për studentët e nivelit bachelor e master të UBT-së, që janë pjesë e programit të Varshavës, mundësi kjo e ofruar pas fillimit të bashkëpunimit mes UBT-së dhe Universitetit të Varshavës.


Për studentët e nivelit bachelor, Halizak ligjëroi temën më titull: “Marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare, si teori për shtjellimin e ngjarjeve globale, duke u përqendruar tek rëndësia e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar në kohën e globalizimit.


Ndërkaq, për studentit e nivelit master, ai ligjëroi temën: “Teoritë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare, duke e vënë theksin tek realizmi dhe liberalizmi.


Universitetit i Varshavës është  themeluar në vitin 1816 dhe është institucioni më i madh i arsimit të lartë në Poloni, në të cilin kanë studiuar mbi 53 mijë studentë dhe ka mbi 6 mijë të punësuar.


Ky universitet ofron studime në 37 fusha të ndryshme studimi, i ka 18 fakultete dhe rreth 100 specializime në shkenca shoqërore, teknike dhe natyrore.