Profesori Besnik Muqaku ligjëron për studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji
04/12/2018Profesori në Universitetin e Vjenës, dr Besnik Muqaku, i cili punon edhe në Institutin e Kimisë Analitike, në Vjenë, ka mbajtur ligjëratë tematike për studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji, për të cilët ka ligjëruar temën më titull: “Spektrometria e masës: Instrumenti, parimi i punës dhe aplikimi”.
Gjatë ligjëratës, ai i informoi studentët mbi parimet e punës së spektrometrisë, multikompleksitetin, pastaj dha sqarime edhe për zbatimin e spektrometrisë dhe rolin e pazëvendësueshëm që ka.
Pjesa e fundit e ligjëratës u plotësua me pyetjet e studentëve, të cilët shfaqën interesim për të zgjeruar njohuritë mbi temën e trajtuar.