Profesorët e UBT-së prezantojnë punime rreth inovacionit energjetik dhe teknologjik në Kosovë në konferencën ICONST EST

06/09/2024

Në konferencën ndërkombëtare ICONST EST, e cila u mbajt në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, morën pjesë profesorë të njohur nga UBT. Prof. Vehbi Sofiu ishte kryesues i një prej sesioneve kryesore të konferencës, ndërsa Prof. Armend Ymeri dhe Prof. Nexhmi Krasniqi prezantuan punime shkencore në fusha me rëndësi të madhe për zhvillimin teknologjik dhe energjitik.

Punimet e prezantuara nga profesorët përfshinin tema të rëndësishme si tranzicioni i energjisë inteligjente (“Smart Energy Transition”), vlerësimi i kapacitetit të sistemeve fotovoltaike për një sistem ujitjeje të vetëqëndrueshëm në Kosovë, dhe modelimi efektiv i transformimeve Laplace për kontrollin e frekuencës në sistemet teknike. Këto punime theksojnë përkushtimin e UBT-së për të sjellë inovacione dhe zgjidhje të reja në sektorët kyç të teknologjisë dhe energjisë, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës dhe më gjerë.

Konferenca ICONST EST mblodhi akademikë dhe studiues nga vende të ndryshme, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive dhe ideve rreth zhvillimeve të fundit teknologjike dhe shkencore.