Profesorët e UBT-së morën pjesë virtualisht në simpoziumin e organizuar në Kinë

09/12/2020

Profesorët e Fakultetit Shkencat e Ushqimit dhe ata të Agrikulturës në UBT, Smajl Rizani, Pajtim Bytyqi, Fidan Feka, Hazir Çadraku dhe Shkumbin Shala, morën pjesë virtualisht në simpoziumin ndërkombëtar “International Symposium on Water, Ecology and Environment (ISWEE)’’, që është mbajtur në “Beijing Jiaotong University”, në Kinë.

 

Në këtë aktivitet shkencor, ata prezantuan të gjeturat e punimit me titull: “Vlerësimi i cilësisë së ujit në lumin Lepenci, bazuar në parametrat fiziko-kimikë dhe indeksin e cilësisë së ujit”, ku studimi vlerëson indeksin e cilësisë së ujit (WQI).

 

Për llogaritjet e këtij indeksi, profesorët kanë analizuar tetëmbëdhjetë parametra fiziko-kimikë për gjatë 3 viteve studimi 2009, 2010 dhe 2014, të rrjedhës kryesore të lumit Lepenci gjatë dymbëdhjetë muajve të vitit.

 

UBT vazhdimisht mbështet stafin dhe studentët në sferën e hulumtimit, ku si institucion së bashku me stafin po japin kontribut të madh në zhvillimin e shkencës, jo vetëm në vend, por edhe më gjerë.

 

Konferencat e kësaj natyre tërheqin një audiencë të madhe nga gjithë globi, dhe ngjallin diskutime të shumta rreth ekosistemit në tërësi.