Profesorët e UBT-së morën pjesë në trajnimin për trajnerë të organizuar nga German Sparkassenstiftung

14/05/2024

Profesorët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT: Prof. Asst. Dr. Sc. Ardian Uka, Assoc. Prof. Dr. Arta Mulliqi, Prof. Asst. Dr. Sc. Kujtim Zylfijaj, dhe Prof. Asst. Dr. Sc. Mentor Shaqiri, morën pjesë në një trajnim për trajnerë të organizuar nga “German Sparkassestiftung for International Cooperation”.

Tema e trajnimit ishte “Loja e mikro-biznesit”, e cila synon të rrisë arsimimin e gjeneratave të reja për veprimtaritë themelore të sipërmarrjes duke përdorur një rast simulimi në biznes për të promovuar ndryshime në sjellje dhe për të ndarë përvoja me pjesëmarrësit.

Ky trajnim do të aplikohet me studentët e UBT-së, duke ofruar një eksperiencë të pasur edukative dhe të bazuar në lojë për të përshkruar situata reale biznesi me të cilat ballafaqohen sipërmarrësit.

Metoda edukative të trajnimit përfshijnë lojën e biznesit, duke u fokusuar në parimet e kontabilitetit dhe financave, duke rritur kapacitetet e menaxhimit të biznesit për të përshpejtuar zhvillimin e sipërmarrjes.

Studentët do të aftësohen për lojën e biznesit në grup, të përdorin një qasje unike për zbatimin interaktiv të gjërësisë, të mësojnë përmes mësimit të ndryshëm dhe ushtrimeve të aktivizimit, si dhe të menaxhojnë kohën dhe të bashkëveprojnë.

Trajnimi i vazhdueshëm i profesorëve është një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të UBT-së, duke siguruar një ambient të kualifikuar për studentët tanë, ku ata mund të përfitojnë nga një arsimim i lartë cilësor.