Profesorët e UBT-së morën pjesë në konferencën ndërkombëtare të Ekosistemeve

12/06/2019

Profesorët në UBT, Fisnik Laha dhe Hazir Çadraku morën pjesë në konferencën ndërkombëtare të Ekosistemeve (ICE 2019), që këtë vit është mbajtur në Shqipëri.

 

Ata morën pjesë me punimin më titull: “Variation of physical and chemical parameters in groundwater in the northëestern part of the Drini i Bardhë river basin, Kosovë“,  të cilët kanë prezantuar rezultatet dhe gjetjet për parametrat fizik dhe kimik të ujërave nëntokësore në lumin Drini i Bardhë.

 

Edicioni i 9-të i konferencës shkencore është organizuar prej disa universiteteve nga Shqipëria, Italia, Turqia, dhe Litualina. Pjesë e kësaj konference përgjatë tri ditëve ishin ekspertë, hulumtues, profesorë dhe mysafirë të shumtë nga vendi dhe rajoni.