Profesorët e Ndërtimtarisë në UBT ftohen të japin ekspertizat profesionale për tërmetin në Shqipëri

03/12/2019

Me ftesë zyrtare të ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, dhe në bashkëpunim me rektorin e UBT-së, Edmond Hajrizi, ministrin në detyrë të Infrastrukturës dhe Transportit në Kosovë, Pal Lekaj, profesorë dhe asistentë të Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë në UBT, janë ftuar që të bashkëpunojnë për dhënien e ekspertizave profesionale lidhur me ndërtimet që u dëmtuan dhe shkatërruan pas tërmetit me magnitutë 6.4 të shkallës rihter.

Fillimisht profesorët e UBT-së u pritën në takim nga ministri në detyrë Pal Lekaj, i cili kërkoi që në emër të shtetit të Kosovës, të mbështesin Shqipërinë në aspektin profesional.

 

Pas takimit, prodekani i Fakultetit Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturë, Visar Krelani, dhe profesoresha Egla Luka, njëherësh zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, kryetari i kabinetit të minsitrit, Argjend Zejnaj, ishin të parët që udhëtuan për Durrës, për të parë nga afër gjendjen e jashtëzakonshme, të krijuar pas tërmetit të datës 26 nëntor.
Atje janë pritur nga ministrja e Ministris së Brendshme, Rovena Vodo, kryetari i emëruar i Durrësit, Zhylien Varfaj, ambasadorët, Qemal Minxhozi dhe Nait Hasani, si dhe drejtues të portit të Durrësit.

Ndërkaq, ekipi i profesorëve dhe ekspertëve që do të udhëtojë në Shqipëri janë: Muhamet Ahmeti, Visar Krelani, Feti Selmani, Hazir Çadraku, Hysen Ahemti, Egla Luca, Ilir Hetemi, Arber Muçaj, Arbëresha Kastrati, Arsim Rapuca, Driton Kryeziu, Besian Sinani, Mustafa Buzhala, Ilir Koraqi, Naim Munishi dhe Agron Syla.

 

Në Shqipëri, profesorët do të vizitojnë zonat më të prekura nga tërmeti, ku do të qëndrojnë disa ditë për të inspektuar dhe për të dhënë rekomandime lidhur me ndërtimet.