Profesoresha nga Shqipëria, Raimonda Sallaku Nelku ndan përvojën e saj në fushën e gazetarisë me studentët e UBT-së

16/05/2023

Në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan qëndroi për vizitë profesoresha e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, Dr. Raimonda Sallaku Nelku, me ç’rast zhvilloi një diskutim të hapur me studentët e UBT-së.

Tema e diskutimit të saj me studentët e UBT-së ishte: “Eksperienca njerëzore – Dokumentari dhe fuqia e tij televizive”, ku ndër të tjera u shfaq dhe dokumentari që ajo ka realizuar, “Sotiri – Fotografi midis dy botëve”.

Gjatë diskutimit, studentët morën informacione të dobishme dhe u nxitën të eksplorojnë më tej botën e dokumentarëve dhe televizionit. Kjo ishte një mundësi e veçantë për ta bërë këtë, pasi profesoresha Raimonda Sallaku Nelku ka një përvojë të gjerë dhe një nivel të lartë të kompetencës në këtë fushë.