Profesoresha në UBT, Luljeta Minxhozi zgjidhet zv.guvernatore e Bankës së Shqipërisë

12/02/2019

Profesoresha e nivelit master në UBT, Luljeta Minxhozi është zgjedhur zëvendësguvernatore e parë e Bankës së Shqipërisë, kjo pas propozimit të guvernatorit, Gent Sejko.

 

Emërimi i saj është bërë nga Këshilli Mbikëqyrës, teksa Minxhozi ishte propozuar për të shërbyer në këtë funksion dhe për të dhënë kontribut profesional.

 

Rektori i UBT-së, prof.dr Edmond Hajrizi, me këtë rast ka uruar Minxhozin për marrjen e këtij posti dhe beson në përkushtimin dhe profesionalizmin e saj.

 

Kontributi i Minxhozit në Bankën Botërore të Shqipërisë, sipas rektorit Hajrizi, është i nevojshëm, pasi siç tha, do të ndihmojë në funksionimin e bankës.

 

Profesoresha në UBT, Luljeta Minxhozi është e diplomuar në degën Ekonomi Politike, më pas gradën Doktor Shkence e ka fituar në vitin 1996, ndërkaq titullin shkencor Profesor i Asociuar e morri në vitin 1999.