Profesoresha e UBT-së, Nexhmije Ajeti prezanton punimin e saj shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Endodentëve 19/09/2019

19/09/2019

Ligjëruesja në UBT, Nexhmije Ajeti ka marrë pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të Endodentëve (ESE Biennial Kongress of Endodontology), i cili këtë vit është mbajtur në Vjenë të Austrisë.

 

Në këtë kongres ajo e përfaqësoi UBT-në dhe prezantoi punimin shkencor të titulluar “Effect of  Chloroform and Eucaliptus oil on Mineral Content of Human Root Dentin”.

 

Qëllimi i Kongresit Ndërkombëtar të Endodentëve ishte njohja me të arriturat më të reja në fushën e endodontologjisë, teknikat e reja te instrumentimit dhe irrigimit të kanalit të rrënjës së dhëmbit, etj.

 

Shkencëtarët e UBT-së dhe kontributi i tyre përmes hulumtimeve shkencore po bën që Kosova të futet në hartën e shteteve që po japin kontribut për zhvillimin e shkencës kudo.