Profesoresha e UBT-së, Denis Celcima mori pjesë në Konferencën e Federatës për Paqe Universale

20/11/2023

Dekania e Fakultetit Psikologji, Dr. Denis Celcima si përfaqësues e UBT-së mori pjesë në Konferencën e Federatës për Paqe Universale, ku u diskutua rreth temës: “Funksioni ekonomik i familjes sot – Ekuilibrimi i përgjegjësive sociale dhe individuale”.

Në fokus të konferencës ishin vlerat e familjes dhe roli i saj në krijimin e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të harmonizuar. Profesoresha Celcima ka ndarë pikëpamjet dhe rezultatet e studimeve më të fundit nga fusha e psikologjisë, duke argumentuar se familja ka një ndikim thelbësor në zhvillimin personal dhe shoqëror të individëve.

Përfaqësuesja e UBT-së ka shpalosur kontributet specifike të universitetit në këtë drejtim dhe ka prezantuar inovacionet dhe projektet e fundit që kanë lidhje me këtë temë.

Ky angazhim thekson vizionin dhe misionin e UBT-së për të ndikuar pozitivisht në sfidat aktuale shoqërore dhe për të përcjellë njohuri të reja në këtë fushë.