Profesorë dhe ekspertë ndërkombëtarë ligjërojnë në ditën e tretë të ANV-së së Fakultetit Shkenca Politike në UBT

06/07/2021

Ka vazhduar aktivitetin e saj Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkenca Politike në UBT, që po zhvillohet edhe këtë vit, në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”.

 

Ditën e tretë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit Shkenca Politike në UBT, e kanë vazhduar me ligjëratë ish-gjeneralët e Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, Giuseppe Morabito dhe Giorgio Batisti, duke diskutuar me studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë rreth NATO-s, si dhe duke shtjelluar dhe treguar gjëra nga përvoja e tyre.

 

Dita e tretë e ANV-së së Fakultetit Shkenca Politike në UBT ka vazhduar me ligjëratën e kolonelit dhe profesorit izraelit, prof. Gabriel Siboni, ekspert i njohur i çështjeve të sigurisë kibernetike, strategjisë ushtarake dhe teknologjisë, duke diskutuar rreth sigurisë kibernetike dhe sigurisë kombëtare.

 

Kolonel Siboni ka shtjelluar dhe ndarë informacione rreth sigurisë së informacionit, si dhe rreth mënyrës së krijimit të një strategjie shtetërore për mbrojtjen nga sulmet kibernetike, bazuar në rëndësinë që ka siguria kombëtare.

 

Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Shkenca Politike në UBT do të vazhdojë aktivitetin e saj ditëve të ardhshme, ku do të sjellë emra të njohur vendor e ndërkombëtarë që ndërlidhen me fushën e sigurisë dhe politikës.