Profesor Masar Gjaka realizoi një ligjëratë tematike rreth nutricionit në sport me studentët e Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT

28/12/2022

Studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Fakultetit Shkenca të Ushqimit dhe Bioteknologji në UBT, patën mundësi që përmes një ligjërate tematike, të kenë diskutim të hapur me Prof. Dr. Masar Gjaka, rreth temës: “Nutricioni në Sport”.

Në këtë diskutim, profesori Gjaka u shtjelloi disa aspekte shumë të rëndësishme të cilat duhet të merren parasysh në përshkrimin e dietave në përgjithësi dhe për personat të cilët janë të përfshirë në aktivitete sportive në veçanti.

Ndër të tjera, shpenzimi i përgjithshëm i energjisë si dhe faktorët të cilët e përbëjnë shpenzimin e përgjithshëm të energjisë ishin pjesë qenësore e ligjëratës, si dhe u diskutua edhe rreth kontributit të makronutrientëve në një dietë të sportistëve.

Ligjërata ishte shumë interaktive dhe e shoqëruar vazhdimisht me aktivitete dhe detyra të ndryshme praktike me qëllim të aplikimit praktik të koncepteve teorike të prezantuara gjatë ligjëratës.