Prof. Soumitra Sharma, ligjëroi para studentëve të UBT-së
03/07/2012
Prishtinë, 03 korrik 2012 – “Current Economic Crisis” ” ishte ligjërata e radhës, për të cilën, para studentëve dhe stafit akademik vendor dhe ndërkombëtar të UBT ligjëroi Prof. Soumitra Sharma, profesor i shquar i sektorit të ekonomisë në “Juraj Dobrila University of Pula” dhe në “University of Zagreb” në Kroaci.
Prof. Sharma, gjatë ligjëratës së tij tha: “Flitet se ka krizë të madhe ekonomike në nivel botëror, por nuk është ashtu, sepse kjo krizë ka kapluar vetëm ato shtete që nuk kanë ditë të menaxhojnë vendet e tyre”, Ai më tej foli për rastin e Greqisë, se si është futur në një krizë të thellë ekonomike, dhe se si shtetet tjera të Evropës po e ndjekin rrugën e saj si Italia, Franca, Spanja etj.
Po ashtu sipas profesori, dhe matjeve të tij profesionale kjo krizë pritët të kalojnë ka viti 2017.
Në ligjëratë, përveç studentëve dhe profesorëve të UBT-së, morën pjesë edhe personalitete të shquara nga fushat e ekonomisë, shkencës, etj.