Prezantimet e studentëve të Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT: Inovacion dhe ekspertizë në përforcimin e strukturave
10/06/2024Në kuadër të zhvillimit të lëndës “Përforcimi i Strukturave”, studentët e vitit të dytë të Fakultetit Inxhinieri Ndërtimore – Ndërtimtari dhe Infrastrukturë në UBT, niveli master, specializimi Strukturë, nën udhëheqjen e profesorit Arsim Rapuca, kanë prezantuar punimet e tyre të realizuara gjatë semestrit.
Secili student prezantoi punimin e tij, duke mbuluar pothuajse të gjitha llojet dhe metodat që përdoren në përforcimin e strukturave. Prezantimet filluan me studenten Valdresa Hajdari, e cila prezantoi punimin “Objektit ekzistues me etazhitet P+1 i ndryshohet destinimi i shfrytëzimit nga zyrë në sallë të konferencave dhe i shtohet një etazh”.
Studentja Liridonë Kastrati prezantoi punimin e saj me titull: “Përforcimi i pllakës ekzistuese nga betoni i armuar me anë të fibrave polimerike CFRP (Carbon Fiber Reinforcement Polymer)”.
Studenti Sadedin Nika prezantoi punimin me titull: “Përforcimi dhe shtimi i elementeve të reja vertikale për shkak të ndryshimit të destinimit, rritjes së etazhitetit dhe prezencës së përdredhjes së madhe në strukturën ekzistuese”.
Studenti Leart Shabani prezantoi punimin me titull: “Përforcimi i themeleve”.
Studenti Blendi Ethemi prezantoi punimin e tij me titull: “Krahasimi mes veshjes së shtyllës me beton dhe asaj me profile të çelikut”.
Studenti i fundit që prezantoi ishte Jetmir Blakaj me punimin e tij me titull: “Përforcimi i shtyllave ekzistuese betonarme me veshje me beton të armuar”.
Si rezultat i punës semestrale, studentët përfshinë të gjithë lëndën dhe përfituan në metodat dhe mënyrat e përforcimit të strukturave ekzistuese, qoftë ato të vjetra, me defekte strukturore, mbindërtime, struktura të degraduara apo me parregullsi. Prezantimet e tyre shënuan një hap të rëndësishëm para në përgatitjen për prezantimin e tezave të diplomës.