Presidenti i UBT-së po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të EFQM

06/06/2024

Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të EFQM, një ngjarje prestigjioze që mbledh liderë të organizatave të ndryshme nga e gjithë bota.

UBT ka fituar çmimin “Excellence Global Award” dhe është ranguar në mesin e 9 organizatave më të zhvilluara në botë për ekselencë, inovacion, teknologji dhe ndërmarrësi. Ky sukses dëshmon përkushtimin e institucionit ndaj standardeve të larta dhe përparimit të vazhdueshëm në fushën e arsimit dhe kërkimit.

Gjatë forumit, Rektori Hajrizi ka zhvilluar takime me përfaqësues të organizatave, universiteteve dhe bizneseve globale, ku i ka informuar ata për zhvillimet më të fundit në UBT. Ndër këto zhvillime, ai ka theksuar modelin unik të UBT-së, i njohur si “UBT 5S”, “UBT Smart City” dhe “UBT 5G”.

Këto projekte kanë për qëllim të rrisin cilësinë e arsimit dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe inovativ të shoqërisë.