Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi vizitoi Universitetin Offenburgut

12/05/2014

Prishtinë, 12 maj 2014 – Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, në vazhdën e aktiviteteve të shumta që po i zhvillon në Republikën e Gjermanisë, gjatë këtyre ditëve ka vizituar edhe Universitetin e Offenburgut, dhe u pritë nga dekani i këtij Universiteti prof. dr. Alfred Isele.

 

Në k’të vizitë, z. Hajrizi, është njoftuar më për së afërmi me zhvillimet Universitetit të Offenburgut , me theks të veçantë rreth infrastrukturës dhe është biseduar më gjerësisht për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.

 

“Me këtë rast fokusi i bashkëpunimit ishte në fushën e energjisë, teknologjisë më modern (medicionale, robotikë, makaronikes, proceseve përfituese të produkteve nga natyra), përpunimit të metaleve, saldimit, bashkëpunimit me industrinë, projektet hulumtuese në nivelin evropian “Horosn 2020”, si dhe proceseve për përfitimin te biogasit si dhe produkteve te tjera me rendësi”, ka thënë presidenti i UBT-së, z. Hajrizi, pas takimit që pati me z. Isele.

 

Bisedat rreth fillimit të bashkëpunimit ndërinstitucional ka nisë edhe më herët , me ç’rast dekani Universitetit i Offenburgut, prof. dr. Alfred Isele, ka vizituar UBT-në, dhe është biseduar për të vazhduar bashkëpunimit mes UBT dhe Universitetin Offenburut.