Presidenti i UBT-së, z. Hajrizi në konferencën regjionale Horizon 2020 në Mal të Zi
04/03/2014Prishtinë, 4 mars 2014 – Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, po qëndron në Budvë me ftesë të Komisionit Evropianë, për të marrë pjesë në konferencën, “Horizon 2020 Regional Launch Event for Western Balkans: preparing together for EU accession through cooperation on Research and Innovation”, nikoqir i së cilës është Ministria e Shkencës së Malit të Zi.
Përveç z. Hajrizi, në këtë konferencë po marrin pjesë edhe ministrat e dikastereve nga sektori Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë, nga vendet e regjionit dhe për rreth, si dhe palë tjera të interesit.
Presidenti i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka qenë anëtar i grupit të ekspertëve për hartimin e Strategjisë për Hulumtim dhe Inovacione 2020, për regjionin e Ballkanit Perëndimor, me ç’rast e ka përfaqësuar Republikën e Kosovës.
Përveç pjesëmarrjes në konferencë z. Hajrizi do të takohet edhe me personalitete të institucioneve pjesëmarrëse dhe do të bisedojë për bashkëpunimin e mëtejmë nga fusha e arsimit dhe shkencës në përgjithësi.