Presidenti i UBT-së Prof. Dr. Edmond Hajrizi në FORUMIN BROWN
26/04/2013Prishtinë, 26 prill 2013 – Në këtë Forum të rëndësishëm, Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, u takua me krerë të rëndësishëm të Qeverisë Amerikane dhe asaj Kroate, me ndërmarrës të suksesshëm nga rajoni dhe SHBA –të, si dhe me udhëheqës të ndryshëm të institucioneve arsimore në rajon.
Përpos ambasadorëve amerikanë në Kroaci dhe Shqipëri, ministrave të Qeverisë Kroate, në Forumin BROWN, ishte prezent edhe i ngarkuari për punë në Ballkan nga Qeveria Obama, z. Filip Reeker.
Nga organizatoret e forumit në fjalë, u konfirmua se në vitet e ardhshme edhe studentët e UBT-së mund të marrin pjesë në garën për ndërmarrësi e cila zhvillohet në kuadër të këtij forumi.