PONDER
16/07/2018Për studentët e UBT-së dhe jo vetëm, UBT dhe Unicef po organizojnë një edicion të veçantë të punëtorisë PONDER, që përqendrohet në shkrim-lexim kritik medial, dhe përgjatë dy ditëve, pjesëmarrësit do të përmirësojnë aftësitë e mendimit kritik, shkrimin dhe leximin, të kuptuarit dhe sfidimin e informatës subjektive.
Punëtoria do të organizohet më 21 – 22 korrik dhe do të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.
Transporti nga Prishtina në Lipjan dhe anasjelltas do të sigurohet nga UBT.
Pjesëmarrësit e punëtorisë PONDER do të kenë mundësi eksperimentale të punës praktike me media dhe institucione, siç janë: TV stacionet, radio stacionet, portalet elektronike, gazetat etj.
Gjithashtu, gara “Kritikët e Rinj” është një pjesë tjetër e bukur e programit PONDER, ku do të shpërblehen artikujt dhe/ose xhirimet më të mira të publikuara në media.
Pse të angazhoheni në PONDER?
- Përmirësim i të menduarit kritik;
- Përmirësim i aftësive për të kuptuar mediet;
- Rrjetëzimi me kritikë të rinj;
- Krijimi i raporteve me media;
- Shkrimi dhe kritika e produkteve mediale;
- Pranimi i mentorimit dhe mbikëqyrjes së vazhdueshme;
- Certifikim .
KUSH MUND TË APLIKOJË
- Mund të aplikoni individualisht apo si grup i dy apo tre anëtarëve;
- Studentët e UBT-së dhe të interesuar të tjerë;
- Mund të aplikojnë studentët e UBT-së dhe të rinj të tjerë të interesuar;
- Kur të plotësoni aplikacionin, shënoni informatat e kërkuara për secilin anëtar të ekipit;
- Secili anëtar duhet të jetë i pajisur me letërnjoftim kosovar apo certifikatë të lindjes;
- Mosha e anëtarëve duhet të jetë prej 14 deri 24;
KËSHILLA
- Pjesëmarrësit duhet të jenë të interesuar të përmirësojnë të menduarit kritik, shkrimin dhe leximin;
- Përparësi paraqet interesimi për punë praktike me institucionet mediale;
- Pjesëmarrësit duhet të jenë të gatshëm dhe të aftë për pjesëmarrje në punëtori dyditore.
Linku për aplikim në PONDER:
http://lab.kosovoinnovations.org/formcraft-testing/wp-content/plugins/formcraft/form.php?id=196&preview=true