Po vazhdojnë punimet konferencës shkencore të studiuesve të rinj të UBT-së
15/06/2012Prishtinë, 15 qershor 2012 – Në vazhdën konferencës shkencore të studiuesve të rinj të UBT-së, dhe në kuadër të kësaj konference, sot është organizuara videkonferenca ndërkombëtare me temën “ Mitologjia, balada , legjenda dhe drama shqiptare” .
Videokonferenca u organizua në dhe nga UBT në bashkëpunim Universitetit Bunkyo-Tokio të Japonisë, ndërsa organizatorë të saj ishin prof. Yuko Ikuta, nga Fakulteti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Bunkyo University dhe Kreshnike Haliti në UBT, si dhe disa studentë kosovarë dhe ata japonezë të Bunkyo University.
“Mitologjia, balada , legjenda dhe drama shqiptare”, ishte tema e radhës që u diskutua mes dy palëve, ku studentët e dyja institucioneve patën mundësinë e shkëmbimit për pikëpamjet e tyre mitologjike në mes të dyja vendeve. Studentët e Bonkyo-së patën mundësinë të dinë më shumë për letërsinë tonë popullore dhe dramën.
“ Të gjithë popujt e botës kanë legjenda e tyre. Po ashtu edhe shqiptarët kanë legjendat e tyre, disa në nivele më të ulëta e disa kanë arritur që të jenë edhe legjenda gjithë popullore. Legjenda gjithë popullore ndër shqiptaret janë ajo. Gjergj Elez Alia, Rozafa, Besa e Konstadinit, Ymer Agë Ulqini, tha Sumeja Zhilivoda, e cila më konkretisht foli për legjendën “Besa e Konsatdinit”.
Kurse Florentina Musliu, foli për tregime të shumta për fëmijë, dhe për të dhe të pranishmit nxiti interesim të madhe tregimi “Ali Baba dhe dyzet hajdutët të ndaluar para një shpelle”.
Andrra Sylqe, foli për “Nitën “ e Josip Relës, dhe për vepra tjera të ndryshme nga letërsia shqipe.
Edhe Jeta Belallari, foli për legjendën e Rozfatit, duke ju referua romanit “ Ura me tre harqe”, të shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare.
Punimet e Konferencës po zhvillohen në objektin e UBT, dhe do zgjasin edhe nesër, deri më 16 qershor 2012.