Pjesëmarrësit e ANV-së së SHKI-së vizitojnë kompaninë “FRAKTON”
23/07/2018Pjesëmarrësit e ANV-së e SHKI-së, kanë realizuar vizitë në kompaninë e njohur vendore, “FRAKTON”, ku janë pritur nga stafi përgjegjës i kësaj kompanie, konkretisht nga drejtori i teknologjisë, njëherësh edhe student i UBT-së, Edon Sekiraqa, zhvilluesja Full Stack, Erza Maxhuni dhe zhvilluesi për Android, Mergim Krasniqi.
Për shkak të interesimit të madh, pjesëmarrësit janë ndarë në tri grupe për ta realizuar këtë vizitë.
Gjatë kësaj vizite, pjesëmarrësit janë njoftuar me hapësirat punuese ku vepron kompania “FRAKTON”, teksa panë nga afër edhe projektet e zhvilluara.
Tutje, Erza Maxhuni ka sqaruar mbi ndarjen e detyrave dhe kryerjen e punëve në baza ditore, si dhe sqaroi kërkesat dhe aftësitë që kërkohen prej kësaj kompanie, me qëllim të punësimit të njerëzve të rinj.
Ata po ashtu i kanë njoftuar studentët me projektet që i kanë realizuar, përfshirë gjirafaVideo (Platforma për videot shqip) dhe Crypto Alert (Aplikacion për tracking dhe marrje të njoftimeve për Crypto currency) dhe një produkt për regjistrimin e bizneseve online në Zvicër.
Duke e parë potencialin e pjesëmarrësve brenda akademisë, kompania “FRAKTON” do të ofrojë mundësi për punë praktike për studentët e dalluar.