Pjesëmarrësit e ANV-së së SHKI-së marrin informacione të rëndësishme mbi shfrytëzimin e programeve dhe zhvillimin e aplikacioneve

19/07/2018

Matja e parametrave truporë përmes programeve elektronike dhe zhvillimin e aplikacioneve elektronike janë temat që u trajtuan në kuadër të ANV-së së Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë, të cilat ngjallën interesimin e dhejtëra pjesmarrësve.

Profesori nga Universiteti për Teknologji i Vjenës, dr Felix Breitenesker shpjegoi për mënyren e llogaritjes së temperaturave të trupave në intervale të ndryshme kohore, dhe e tërë kjo duke e përdorur vetëm programin Excel.

Ekipi nga kompania “FRAKTON”, shefi ekzekutiv, Çelik Nimani, shefi i Zyrës së Teknologjisë, njëherësh edhe student i UBT-së, Edon Sekiraqa dhe zhvilluesi i Android-it në FRAKTON, Mergim Krasniqi, ligjëruan mbi rëndësinë e të pasurit njohuri për zhvillimin e aplikacioneve dhe në veçanti u fokusuan në aspektin e zhvillimit të aplikacioneve për Android.

Gjatë ditës së nesërme, ANV-ja e SHKI-së do të vazhdojë nga ora 11:00, gjatë së cilës do të trajtohen temat, “Simulation and Visualization”, “Big Data” dhe “Smart Grid”.