Pjesëmarrësit e ANV-së së Shkencave Politike nisin simulimin për zgjidhjen e konfliktit imagjinar

18/07/2018

Pjesëmarrësit e ANV-së së Shkencave Politike kanë filluar seancën e simulimit për zgjidhjen e konfliktit të imagjinuar, ngjarje kjo që është shpikur dhe debati për të cilën po përcillet e dirigjohet nga ish-gjeneralët e NATO-s dhe ekspertët e çështjeve të sigurisë.

Në këtë simulim, studentët, në cilësinë e delegatëve të NATO-, ku secili prej tyre e përfaqëson një shtet të veçantë, paraqesin shqetësimet dhe pikëpamjet e tyre mbi konfliktin e imagjinuar ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës.

Në ditët në vijim, delegatët imagjinarë të vendeve do të mundohen të arrijnë në një konsensus për zgjidhjen e këtij konflikti.