
Pjesëmarrësit e ANV-së së Juridikut njihen me mekanizmat për mbrojtjen e të dhënave personale
10/07/2019Akademia Ndërkombëtare Verore e Juridikut, ka vazhduar aktivitetin e vet me ligjëratën e profesorit dhe zëvendës dekanit të Universitetit “Nova” në Lisbonë, Francisco Pereira Coutinho.
Profesor Coutinho ka shtjelluar ligjëratën më temë: “Personal data protection enforcement mechanisms”, i cili ka fokusuar debatin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mekanizmat që e ndihmojnë këtë proces.
Ai ka theksuar se është shumë e nevojshme të mbrohet privatësia, gjithnjë duke parandaluar edhe keqpërdorimin e të dhënave personale.
Ditëve në vijim, në ANV-në e Juridikut do të trajtohen tema mjaft interesante që kanë të bëjnë edhe me anëtarësimin e Kosovës në BE, dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe për marrëdhëniet fqinjësore që vendi ka me shtetet e rajonit.