Pjesëmarrësit e ANV-së në Media dhe Komunikim mësojnë hapat e parë për editim të videove

23/07/2018

ANV-ja e Medias dhe Komunikimit është ndër shkollat më të larmishme dhe më të pasura të këtij edicioni.
Tash e dy javë, pjesëmarrësit e kësaj akademie po përcjellin aktivitete të të gjitha shkollave tjera të akademisë, teksa vazhdimisht po marrin edhe njohuri mbi realizimin e fotografive dhe videove.

Një ligjëratë e tillë është mbajtur sot nga tutorja në UBT, Anisa Rada, e cila iu dha studentëve informacione bazike mbi përdorimin e programit Adobe Premiere, me qëllim të realizimit të videove profesionale.
Ndër tjerash, ajo i njoftoi pjesëmarrësit me hapat e parë të krijimit dhe editimit të videove, teksa paralel me të, në laboratorin e këtij fakulteti, punonin edhe ata.

Pas ligjëratës, secili prej studentëve mori detyrat e ndara nga redaktori, për përcjellje të ngjarjeve, si dhe realizim rë fotografive e videove, teksa aktiviteti do të vazhdojë përsëri nga e hëna.