Pjesëmarrësit e Akademisë Verore të Inxhinierisë së Ndërtimit zhvilluan një vizitë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
19/07/2023Në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) në auditoriumin e kësaj Ministrie pjesëmarrësit e Akademisë Verore të Ndërtimtarisë dhe Infrastrukturës në UBT, u pritën nga përfaqësuesit e kësaj Ministrie dhe nga departamentet e ndryshme.
Udhëheqës i Departamentit të Banimit në MMPHI, Ramë Hamzaj, dhe përfaqësues i Departamentit të Ndërtimit në MMPHI/DPHNB-së, Xhemail Metolli, zhvilluan takime informuese me pjesëmarrësit e Akademisë Verore, studentët dhe profesorët e UBT-së nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës.
Pjesëmarrësit në këtë Akademi u njohën për rolin dhe përgjegjësitë e këtij institucioni në fushat e planifikimit hapësinor, ndërtimit, banimit, mbrojtjes së mjedisit, ujërave, shpronësimit, kadastrit, financave dhe prokurimit publik.
Pjesë e rëndësishme ishte takimi me këto institucione kyçe vendimmarrëse me studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës, që të nesërmen të kenë mundësi të ndikojnë dhe direkt me njohuritë e tyre të ndryshojnë edhe përmirësojnë gjendjen dhe ligjet në këtë fushë dhe kyçen në këtë ministri.