Pesë studentë të UBT-së fituan bursa nga IPKO Foundation
17/06/2015Rinor Maloku, Ylli Salihu, Edison Rama, Era Kuraja dhe Erin Godanci janë pesë studentët e UBT-së që kanë fituar bursa nga IPKO Foundation, në edicionin e shtatë të dhënies së bursave në kuadër të “Next Generation Scholarship Program” për vitin akademik 2015/2016.
Pas një procesi të kujdesshëm dhe dinamik të shqyrtimit te aplikacioneve, janë përzgjedhur studentet kosovarë, më të mirët prej më të mirëve dhe janë bërë pjesë e familjes së 138 bursistëve të Ipko Foundation.
Nga gjithsej 14 bursa të dhëna nga ky fondacion, pesë prej tyre i kanë fituar studentët e UBT-së.
Studentët e UBT-së kanë fituar edhe viteve të tjera bursa nga Ipko Foundation. Sipas viteve, studentët fitues janë: Gjenerata 2010/2011: Anesa Ramxiku e Valbona Fejzullahu; Gjenerata 2011/2012: Besfort Ajeti, Kreshnik Ismaili e Arian Agani; Gjenerata 2012/2013: Fatos Sylaj, Trim Kadriu dhe Besfort Ajeti, Gjenerata 2013/2014: Endrit Kadriu, Afrim Bajraktari, Vesarta Haxhaj dhe Muhamed Retkoceri, Gjenerata 2014/2015: Partin Imeri, Arlind Luma, Atdhe Mahmuti, Blerina Berisha dhe Vlonjat Gashi.
Më shumë infoirmata në:
http://ipkofoundation.org/programs/next/winners-2015-2016