Përse të studioni Shkenca Politike? (Video)
27/09/2018Programi i Fakultetit Shkenca Politike në UBT është bashkim i përvojave më të mira të fakulteteve të mirënjohura botërore në shkenca politike.
Programi që ofron Fakulteti i Shkencave Politike i UBT-së është hartuar duke përmbushur në mënyrë të posaçme nevojat e tregut të punës për të pasur sa më shumë ekspertë të politikës, të cilët dinë t’u përgjigjen prirjeve në rritje të zhvillimit të Kosovës, ndikojnë në forcimin e institucioneve të saj demokratike dhe proceseve të integrimeve madhore euroatlantike.
Për këto arsye, programet mësimore dhe veprimtaritë akademike-shkencore u kushtojnë vëmendje të veçantë politikave të veçanta të Kosovës, rolit të veçantë të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë dhe zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare të Kosovës, si një shtet i ri.
Fakulteti i Shkencave Politike ka tri degë të veçanta të nivelit bachelor:
- Administrimi Publik
- Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci
- Integrime Evropiane
Ky program ofron mundësi unike për studime jashtë vendit përmes programit PoSIG, si dhe mundësi për ndjekje të trajnimeve e konferencave vendore ndërkombëtare.
Nga ky program për studime në shkenca politike tashmë kanë filluar studimet nëpër universitete të njohura evropiane disa studentë të UBT-së, të cilët do të marrin praktikat më të mira dhe të njëjtat të sillen në Kosovë.
Përveç nivelit bachelor, programi Shkenca Politike ofron edhe studime të nivelit master për degën e Administrimit Publik, si një fushë që ka nevojë për mbulim me kapacitete humane në Kosovë.
Ana teorike, praktika që kryhet nëpër institucione të ndryshme publike dhe private, qasja dhe marrja e njohurive mbi sfera të ndryshme të trajtimit të shkencave politike, vizitat e shumta studimore në institucionet vendore dhe ndërkombëtare dhe pjesëmarrja në gara të ndryshme e studentëve, krijon mundësi për të formuar një gjeneratë të kompletuar të politologëve.
Kjo e bën këtë program gjithëpërfshirës dhe që ndikon në përgatitjen profesionale të ekspertëve të rinj të shkencave politike.