Përmes UBT-së, studentja Djellza Prebreza punësohet në kompaninë “Jaha Solar”
10/07/2019Bashkëpunimi i ngushtë i UBT-së me kompanitë dhe ndërmarrjet vendore, po krijon mundësi të shumta për punësim të të rinjve kosovarë, të cilët ngritjen e tyre profesionale ia kanë besuar UBT-së.
Djellza Prebreza është studente e vitit të dytë në Fakultetin e Inxhinierisë së Energjisë, por kjo nuk e ka penguar atë që tashmë t’i bashkohet kompanisë së mirënjohur për prodhim të paneleve solare, “Jaha Solar”.
Ajo tregoi se ideja për të realizuar praktikë, që tash i siguroi edhe punësim, erdhi pas një vizite të realizuar në këtë kompani në kuadër të lëndës “Internship”.
“Kompania e mirëpriti kërkesën time dhe me pranoi në praktikë. Kurse, pas disa ditësh në praktikë, erdhi deri tek propozimi që të qëndroja në punë në pjesën e rregullimit të dimensioneve të paneleve”, tregoi Djellza.
Për të, kjo punë ka një rëndësi të madhe, pasi lidhet drejtpërdrejt me profesionin për të cilin edhe është duke studiuar.
“I jam falënderuese përzemërsisht UBT-së për mundësitë e shumta për të kryer praktikë dhe për t’u punësuar”, shtoi Djellza.
Studentët e UBT-së janë të rinjtë kosovarë më të kërkuar në tregun e punës, dhe si rezultat, 98 nga 100 studentë të UBT-së gjejnë vende pune në profesionet e tyre qysh në vitin e parë pas diplomimit, ose edhe gjatë studimeve.