Studenti i UBT-së, Genc Abazi, do të vazhdojë për një semestër studimet në Linnaeus University të Suedisë

07/05/2021

Linnaeus University në Suedi do të jetë destinacioni i radhës në rrugëtimin akademik të studentit të Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Genc Abazi. Ai do të vazhdojë studimet për një semestër në këtë universitet, pasi që është përfitues i bursës për shkëmbim semestral në kuadër të programit Erasmus+.

 

Genci, falë shtrirjes së bashkëpunimit të UBT-së me institucionet dhe universitetet më të mira të arsimit të lartë në evropë, do të ketë mundësinë që të marrë njohuri nga ekspertë dhe profesionistë ndërkombëtar në fushën e shkencave kompjuterike, si dhe të shoh nga një dimension tjetër kulturat e shtetit të Suedisë.

 

Ai veçon UBT-në si institucion i arsimit të lartë që ka krijuar një afërsi me studentët duke iu qëndruar në çdo hap dhe sfidë të tyre me stafin profesional akademik të institucionit.

 

“Në krahasim me institucionet e arsimit të lartë lokale dhe rajonale, UBT veçohet me llojshmërinë e programeve të studimit, me afërsinë që kanë me studentët, si dhe me numrin e madh të studentëve të punësuar pas përfundimit të nivelit bachelor të studimeve”, ka thënë studenti i Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Genc Abazi.

 

Përveç kësaj mundësie të ofruar nga UBT, Genc Abazi ka numëruar edhe organizime të tjera që UBT u ka ofruar studentëve në mënyrë që ata të kenë hapësirën e nevojshme për t’u bërë profesionistë në fushën ku ata studiojnë.

 

“Përpos mundësisë të vazhdimit të shkollimit jashtë vendit, UBT poashtu ka ofruar edhe evente verore (Summer Academy), konferenca ndërkombëtare, ligjërata tematike, e takime dhe trajnime mbi çështje apo lëndë me interes global”, ka thënë ai.

 

Duke zgjedhur UBT-në, shumë studentë kanë përfituar nga mundësitë unike të vazhdimit të studimeve jashtë vendit përmes programeve të përbashkëta me universitete të ndryshme ndërkombëtare.